🇦🇱 Nxënësit Shqiptarë të Butelit Në Qendër – Ambasada Shqiptare e Dërgon Mesazhin e Qartë! 🔥🔥
Nxënësit e shkollës fillore ‘Zhivko Brajkovski’ në Butel, të cilëve iu ndalua të festonin 28 Nëntorin në shkollën e tyre, sot u shfaqën krenarë në radhë të parë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Shqiptare!
Ky moment është një mesazh i qartë për të gjithë ata që tentojnë të shtypin kulturën shqiptare – askush nuk mund t’i ndalë shqiptarët që të festojnë historinë dhe traditën e tyre!
Një falënderim i madh shkon për Denion Meidanin, që bëri të mundur këtë gjest historik – një fitore e vogël, por simbolike, për të gjithë shqiptarët!
