💬 Mesazhi i Bujar Osmanit që ka lënë të gjithëve një pyetje: a po përgatitet për rikthim?

Bujar Osmani ka thyer heshtjen pas humbjes në Çair me një mesazh reflektues që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Në shkrimin e tij, Osmani flet për ndjesinë e qetësisë pas humbjes, për politikën që shpërblen paraqitjen më shumë se ndershmërinë, dhe për kthimin e tij te profesioni i kirurgjisë.

“Ekziston një heshtje që vjen pas humbjes, një heshtje që asnjë fitore nuk mund të të mësojë,” shkruan ai, duke shtuar se “nuk jam tërhequr; jam rikalibruar.”

Fjalët e tij janë parë si një reflektim i thellë, por edhe si një sinjal se mund të jetë duke përgatitur një rikthim të ri në politikë.

Pas heshtjes, duket se Osmani ka ende shumë për të thënë.

Back To Top