🔴 Furkan Saliu ironizon Arben Fetain: “Vazhdo e prit…” – Mandati po mbaron në pritje

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me tone të forta ironie ndaj zëvendëskryeministrit për çështje të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, pas reagimit të këtij të fundit për thirrjet raciste në ndeshjen Vardar – Bashkimi.

Në një postim publik, Saliu i drejtohet me sarkazëm Fetait, duke e akuzuar se politika e tij është kthyer në “pritje të pafundme”.

“Vazhdo e prit ti… Njësoj siç jemi duke e pritur ligjin e ri për balancerin, njësoj siç jemi duke e pritur Gjykatën Kushtetuese për shqipen, njësoj siç jemi duke pritur të ndalohet përdorimi i flamurit nëpër dasma e shtëpi. Prit ti, ZVKR… prit.”

Mesazhi i Saliut nënkupton se, sipas tij, shumë çështje të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur në vendnumëro, ndërsa reagimet zyrtare kufizohen në deklarata publike.

Ironia e gazetarit ka hapur debat në rrjete sociale, ku një pjesë e komentuesve e mbështesin qëndrimin kritik, ndërsa të tjerë e shohin si sulm politik.

Në thelb, përplasja nxjerr në pah një perceptim gjithnjë e më të përhapur: se mandatet kalojnë mes premtimeve dhe pritjes, ndërsa zgjidhjet konkrete vonojnë.

Back To Top