Burime nga bashkësia ndërkombëtare në Shkup shprehin shqetësim serioz: për herë të parë, partitë shqiptare nuk janë të unifikuara në shtyrjen e agjendës evropiane. Sipas tyre, shqiptarët kanë qenë tradicionalisht “motori” që e ka mbajtur gjallë dhe përpara kursin pro-BE të vendit. Sot, ky motor po çalon.
Burimet thonë se një grup partish shqiptare po lëvizin jashtë linjës evropiane, me lidhje dhe ndikime nga qendra të tjera në lindje, duke mos e shtyrë me forcë agjendën e re të integrimit. Rezultati? Dobësim i peshës politike që shqiptarët kanë pasur historikisht në betejën për BE-në.
Ky devijim ka ndezur alarmin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët – për herë të parë publikisht – pranojnë se fronti shqiptar për Evropën është i përçarë. Dhe kur motori ndalet, i gjithë procesi rrezikon të mbetet në vend.
