11 Shtetas të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme për momentin hapësira ajrore është e mbyllur më së paku deri të hënën dhe evakuimi do të shqyrtohet pas nisjes së fluturimeve.
„Sipas informacioneve të fundit, hapësira ajrore mbetet e mbyllur deri të hënën. Pas hapjes do të shqyrtohen mundësitë dhe modalitetet për organizimin e evakuimit eventual, në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë”, thonë nga Ministria e Jashtme.
Ministria e Jashtme thotë se në këtë faze shtetasit e Maqedonisë së Veriut rekomandohet që të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të strehohen në ambiente të sigurta. Ministria e Jashtme gjithashtu rikujtoi shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrat e telefonit të Ambasadës dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Numrat e kontaktit
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel-Aviv
Tel: +972 54 500 8566
Tel: +972 54 967 0546
Е-mail: telaviv@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme
Tel: +389 75 273 732
Tel: +389 75 268 736
Е-mail: globalsos@mfa.gov.mk
Ndërkohë Ministria e Jashtme ka njoftuar hapjen edhe të linjave telefonike për shtetasit tanë që ndodhen Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrejn. MPJ-së apelon shtetasit që të ndjekin informacionet zyrtare të institucioneve përkatëse të këtyre vendeve.
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Doha
Tel: +974 50 173 111
Е-mail: doha@mfa.gov.mk
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi
Tel: +971 56 441 7532
Е-mail: abudabi@mfa.gov.mk
Ministria e Jashtme thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe po e ndjek situatën
