EKSLUZIVE : 3.6 MILIONË DENARË U NDANË, POR LOJTARËT E KLUBIT PA PAGË PREJ 5 MUAJSH!

Sot basketbollistët e klubit Çair 2030 bojkotuan stërvitjen!

Komuna e Çairit në dhjetor të vitit 2025 ndau plot 3.6 milionë denarë për klubin e punjonjësit të tij dhe finansuesit të LD-së , por asnjë denar nuk ka shkuar për lojtarët e klubit sportiv, të cilët prej më shumë se pesë muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre.

Burime të afërta me klubin ngritin dyshime serioze se emri i klubit, statusi i tij publik dhe madje edhe xhirollogaria e tij po keqpërdoren për interesa të ngushta personale të udhëheqësit të klubit dhe Kryetarit të komunës Çair.

Pyetja që shtrohet hapur në opinion është:
A po përdoret klubi si mbulesë për përfitime individuale të pronarit, i cili njëkohësisht është edhe punonjës i Komunës dhe me ndikim në vendimarje.

Lojtarët, që mbajnë gjallë klubin me djersë dhe sakrificë, janë lënë në harresë, ndërsa paratë publike qarkullojnë pa transparencë. Askush nuk jep përgjigje:
Ku përfunduan mjetet?
Pse lojtarët nuk paguhen?
Kush përfiton realisht nga emri i klubit?

Kjo situatë po shihet nga opinioni si shembull flagrant i konfliktit të interesit, ku sporti shndërrohet në mjet privat, ndërsa sportistët trajtohen si numra pa zë.

Back To Top