40 ton kanabis, zero të arrestuar: “Makedonija i se e mozhno”!

Maqedonia e Veriut po përballet me aksionin më të madh policor në historinë e saj lidhur me kanabisin, ku janë sekuestruar mbi 40 tonë marihuanë, biomasë dhe vaj kanabisi, ndërsa kryeministri paralajmëron se shifra mund të arrijë deri në 100 tonë. Megjithatë, pavarësisht sasisë enorme të konfiskuar, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar zyrtar në vend, gjë që ka nxitur dyshime dhe reagime në opinion.

Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe bashkëpunimin me Serbinë, ku për një rast shumë më të vogël ka pasur arrestime. Ndërkohë, rasti është zhvendosur edhe në arenën politike: qeveria fajëson ish-pushtetin për krijimin e kushteve për abuzime me licencat e kanabisit mjekësor, ndërsa opozita kërkon përgjegjësi konkrete dhe transparencë.

Pa akuza, pa emra dhe pa procedura gjyqësore, aksioni rrezikon të perceptohet më shumë si spektakël politik sesa si goditje e strukturuar ndaj krimit të organizuar.

Back To Top