6 milionë euro ikin nga Vizbegu: Qeveria braktis Bulevardin “Hasan Prishtina”
BDI, përmes Bekim Rexhepit, në një konferencë për media ngriti shqetësimin për ridestinimin e 6 milionë eurove të siguruara për Bulevardin “Hasan Prishtina” në Vizbeg.
Sipas BDI-së, projekti ishte planifikuar, dokumentacioni ishte përgatitur dhe mjetet ishin siguruar, por qeveria i ka ridestinuar ato për një projekt tjetër – rrugën nëntokësore në Bulevardin Jugor.
BDI kërkon që 6 milionë eurot të rikthehen për Bulevardin “Hasan Prishtina” dhe të nisë zgjerimi i Rrugës së Kaçanikut.
Rexhepi theksoi se nuk ka kuptim të promovohet autostrada Shkup–Bllacë, ndërkohë që rruga që lidh Bllacën me Shkupin mbetet me ngushtica dhe kolona.
“Kthejini 6 milionë eurot e Vizbegut!”, ishte kërkesa e BDI-së në konferencën për media.
