🔴 Bujar Osmani: “Absurde të gjykohet Artan Grubi për vendim kolektiv” – të njëjtin vlerësim edhe Kalajxhiev e Paçuku

Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke e cilësuar si “absurde” që ai të gjykohet për një vendim që, sipas Osmanit, është marrë në mënyrë kolektive.

Osmani, gjatë një deklarimi për TV21, theksoi se përgjegjësia për një vendim institucional nuk duhet t’i atribuohet vetëm një individi, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi ndaj Grubit.

Të njëjtin vlerësim për çështjen e përgjegjësisë dhe karakterin e vendimit e kanë shprehur edhe profesori Aleksandar Kalajxhiev dhe avokati Vullnet Paçuku, duke argumentuar se në raste të tilla duhet të merret parasysh konteksti i plotë institucional dhe mënyra e marrjes së vendimit.

Deklaratat vijnë në një kohë kur procesi ndaj Artan Grubit vazhdon të jetë në qendër të debatit politik dhe juridik në vend.

Back To Top