A po e respekton ende Gjykatën e Hagës ministri Shasivari?

Qëndrimi i ministrit Jeton Shasivari lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë po rikthehet në vëmendje.

Shasivari më herët kishte deklaruar se, “çfarëdo që të jetë vendimi, duhet të respektohet”, duke theksuar se mban një qëndrim neutral ndaj procesit gjyqësor.

Por, pas zhvillimeve të fundit në Hagë, kjo deklaratë hap një tjetër pyetje publike: A vazhdon Shasivari ta mbajë të njëjtin qëndrim dhe a e konsideron ende respektimin e vendimit të Gjykatës Speciale si parim të pandryshueshëm?

Deklarata e tij kishte shkaktuar diskutime pikërisht për faktin se Shasivari nuk kishte marrë një qëndrim të prerë në favor apo kundër krerëve të UÇK-së, por kishte insistuar që vendimi i gjykatës, cilido qoftë ai, të respektohet.

Tashmë, në dritën e zhvillimeve të reja, vëmendja është rikthyer te qëndrimi i ministrit dhe te pyetja nëse ai do ta përsërisë të njëjtin pozicion edhe pas vendimeve të Gjykatës në Hagë.

Back To Top