MPB-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria 19 shoferë për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Dhjetë prej tyre janë arrestuar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Një shofer është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin pavarësisht ndalesës aktive për drejtim.
MPB-ja thotë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të dorëzohen kallëzime përkatëse penale dhe apelon për respektimin e rregullave të komunikacionit.
