🚨Policia në aksion të madh: Raportohet për arrestimin e disa personave

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në territorin e Shkupit, përkatësisht në Çair, si dhe në Tetovë dhe Gjevgjeli.

Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksioni është drejtuar ndaj një grupi kriminal të dyshuar për krime të lidhura me fshehjen dhe tregtinë e paligjshme të barnave, medikamenteve dhe suplementeve, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Gjatë kontrolleve në Shkup dhe Tetovë, në një subjekt juridik është zbuluar një magazinë me lloje të ndryshme të barnave mjekësore, ndërsa është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.

Policia, përmes Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, po ndërmerr masa ndaj personave të dyshuar për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, dhënie dhe marrje ryshfeti, si dhe shpëlarje parash.

Back To Top