Sulm nga qentë endacakë në Tetovë, 68-vjeçarja përfundon me lëndime të rënda

Një grua 68-vjeçare ka përfunduar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda trupore pasi tentoi të largohej nga një tufë qensh endacakë.

Sipas denoncimit në SPB Tetovë, SH.O. (68) u rrëzua në rrugën “Gjorçe Petrov”, teksa po ikte nga qentë që e kishin sulmuar.

Rasti është evidentuar nga policia dhe po dokumentohet.

Back To Top