Shqiponja dykrenare është rikthyer në majën e malit Korab, pas heqjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte vendosur aty pak ditë më parë.
Sipas pamjeve të publikuara së fundmi, në majën e Korabit tashmë nuk ndodhet flamuri maqedonas, ndërsa në vendin e tij është rikthyer simboli i shqiponjës dykrenare.
Ndryshimi vjen vetëm pak ditë pasi shqiponja dykrenare ishte hequr nga maja e Korabit dhe ishte vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.
Korabi, me majën Golem Korab në lartësinë 2.764 metra, është pika më e lartë e Maqedonisë së Veriut dhe ndodhet në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Rikthimi i shqiponjës dhe heqja e flamurit maqedonas kanë tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, duke rikthyer diskutimet rreth simboleve të vendosura në majën e Korabit.
