ÇAIR, SHKUP — Me nënshkrimin e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, është zyrtarizuar ndryshimi në udhëheqjen e çerdhes “Snezhana”, ku pas largimit të drejtoreshës së mëparshme shqiptare, në këtë post është emëruar ushtruese detyre Ana Gjorgjieva.
Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari Mexhiti, Gjorgjieva, e cila është profesore e diplomuar e edukimit parashkollor dhe klasor, do të udhëheqë këtë institucion parashkollor gjatë periudhës së ardhshme gjashtëmujore.
Ky ndryshim në menaxhimin e kopshtit “Snezhana” ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik lokal, duke nxitur diskutime rreth politikave të kuadrit dhe orientimit të ri administrativ në arsimin parashkollor në Çair.
