“Neblagodareno kuče” – Këshilltari i Presidentes ndaj Mevlan Ademit, çfarë fshihet pas komentit?

Një koment i Maksimilian Kazakovit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje, pasi në një publikim të Mevlan Ademit, ku shfaqen flamuj shqiptarë, ai ka përdorur shprehjen “неблагодарно куче” (neblagodareno kuče), që në shqip nënkupton “qen mosmirënjohës”.

Kazakov, i cili prezantohet si këshilltar i Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe CEO dhe themelues i “Makedonska Zaednica vo Malta”, i është drejtuar Ademit me komentin: “за тоа таму и ќе одиш да живееш куче неблагодарно!”, që përkthehet: “Për këtë atje do të shkosh të jetosh, qen mosmirënjohës!”

Komenti është bërë në një publikim të Mevlan Ademit dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa Ademi i është përgjigjur Kazakovit duke deklaruar se jeton në tokën e tij dhe duke shprehur mirënjohje për dëshmorët e kombit.

Në një tjetër postim, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit, mbështetjes së startup-eve dhe sipërmarrësve të rinj, si dhe përfshirjes së diasporës në proceset zhvillimore të vendit.

Në këtë kontekst, komenti i Kazakovit ndaj publikimit të Ademit ka tërhequr vëmendje të veçantë, veçanërisht për shkak të gjuhës së përdorur dhe pozitës së tij si këshilltar i Presidentes.

Rasti ka hapur debat në rrjetet sociale mbi përmbajtjen e komentit dhe mënyrën se si një zyrtar i lidhur me institucionin presidencial u është drejtuar shqiptarëve në hapësirën publike.

Back To Top