Pamje tronditëse të një incidenti ku shihen policë duke ushtruar dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë kanë dalë në publik, duke ngritur shqetësime serioze dhe kërkesa për përgjegjësi.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë, paraqesin momente të rënda të përballjes mes policëve dhe dy të rinjve shqiptarë.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për mënyrën e veprimit të zyrtarëve policorë dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve gjatë ndërhyrjeve policore.
Për këtë rast kërkohet reagim nga institucionet kompetente, hetim i plotë dhe sqarim i rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti.
Nëse vërtetohet përdorimi i pajustifikuar i forcës, përgjegjësia duhet të jetë e qartë dhe konkrete. Dhuna nuk mund të mbetet pa u hetuar, ndërsa uniforma policore nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj përgjegjësisë ligjore.
Kush do të mbajë përgjegjësi për atë që shihet në këto pamje?
