🔴 30 ditë paraburgim për GaniGecin, gjykata pranon propozimin e Prokurorisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Gani Geci.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënsja e Gjykatës Themelore e Prishtinës, Mirlinda Gashi. Geci dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, drejtues i mediumit “Vox Kosova”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.

Prokuroria pretendon se Gani Geci e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit. Në kërkesën për paraburgim përshkruhen edhe deklaratat që Geci dyshohet t’ia ketë drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku punon.

Geci ishte ndaluar paraprakisht për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Back To Top