Ironia e madhe për VLEN-in: Vëllai i funksionarit qeveritar e vendos Ali Ahmetin numër 1!

Një publikim në rrjetet sociale nga vëllai i Hasim Murtezanit, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë nga radhët e VLEN-it, ka tërhequr vëmendje për mesazhin që përcjell.

Në fotografinë e publikuar, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, paraqitet si numri 1, ndërsa liderët e VLEN-it shënohen me X të kuq.

Ironia qëndron në faktin se publikimi vjen nga vëllai i një funksionari të lartë qeveritar të VLEN-it, duke ngritur pikëpyetje mbi simbolikën e zgjedhur dhe mesazhin që mund të fshihet pas saj.

A është ky thjesht një qëndrim personal apo një mesazh me domethënie më të gjerë politike?

Back To Top