🔴 Studentët e UNT-së në protesta: Duam provimin në shqip!

Suhejb Mehmedi, student i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të cilin e udhëheq Sefer Tahiri, ka folur, ndër të tjera, edhe për takimin me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari.

“Kemi pritur afër katër muaj për një takim me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin. E morëm takimin dhe na ftoi. Edhe gjatë takimit me ministrin, ai tha: ‘Ju kemi ftuar ne’. I thashë: ‘Ministër, ne dimë të vijmë edhe vetë’.

E ka provuar edhe ish-ministri Filkov, por, nëse nuk do të ketë zgjidhje që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, me shumë gjasë do të shkojmë edhe pa ftesë. Është e drejtë demokratike, është e drejtë kushtetuese. Kushtetuta na lejon të protestojmë dhe të dalim në rrugë për të kërkuar atë që na takon”, tha studenti Suhejb Mehmedi në emisionin “Dialog te Lajmi”.

Back To Top