Shqiptarët nga Evropa kthehen në Bërvenicë në prag të votimit!

Një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës.

Kthimi i tyre në vendlindje vjen në një moment të rëndësishëm për procesin zgjedhor, kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur për udhëheqjen e ardhshme të komunës.

Prania e mërgimtarëve në Bërvenicë dëshmon lidhjen e vazhdueshme të diasporës me vendlindjen dhe interesimin e saj për zhvillimet në komunë.

Vëmendja tashmë është përqendruar te dita e nesërme e votimit, ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

Back To Top