Arkin Jahiji sot pritet të pranojë zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës, duke nisur kështu zyrtarisht detyrën në krye të pushtetit lokal.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Jahiji merr përgjegjësinë për drejtimin e komunës dhe përfaqësimin e të gjithë qytetarëve të Bërvenicës.
Mandati i ri shënon fillimin e një etape të re për komunën, ndërsa nga kryetari i ri pritet që premtimet e dhëna gjatë fushatës t’i kthejë në projekte konkrete dhe rezultate për qytetarët.
Arkin Jahiji tashmë nis një kapitull të ri në drejtimin e Komunës së Bërvenicës.
