Pas meritave që VLEN mori si rezulatat i vendimit të Qeverisë për ta dërguar zgjidhjen mbi provimin e jurisprudencës në Komisionin e Venecias, ZNAM ka reaguar duke i kujtuar VLEN-it se i njëjti nuk është miratuar dhe se si fillim duhet pritur mendimi i ekspertëve.
“Miratimi i informacionit nuk nënkupton vendim i marrë dhe as ndryshim i ligjit për të rregulluar dhënien e provimit të jurisprudencës. Para se të festoni arritjet historike, keni durim dhe prisni mendimin e ekspertëve nga Venecia”, thuhet në reagimin e partisë ZNAM.
