Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandić, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke shprehur mbështetjen e saj për deputetin shqiptar Shaip Kamberi për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë.
Kandić ka vlerësuar se Kamberi është personi i duhur për këtë pozitë, duke theksuar se qëndrimi i saj nuk lidhet me përkatësinë apo mbështetjen elektorale, pasi ajo nuk ka votuar për të.
“Shaip Kamberi është deputeti i duhur për nënkryetar të Kuvendit Popullor të Serbisë, pavarësisht se nuk kam votuar për të”, ka shkruar Kandić në X.
