SKANDAL NË VLEN! Aktivistët në pritje, familjarët në punë – Sadiku punëson nusen e djalit me pagë 46.784 denarë në muaj!
Një skandal i ri ngre pikëpyetje për punësimet në institucionet e drejtuara nga kuadro të VLEN-it.
Nexhmedin Sadiku, drejtor i Agjencisë për Rezerva të Detyrueshme të Naftës, sipas publikimit, ka punësuar nusen e djalit të tij, Adeja Memeti, në institucionin që drejton.
Kontrata, e lidhur më 2 shtator 2026, parasheh kompensim mujor prej 46.784 denarësh bruto.
Ndërkohë që aktivistët presin vende pune, ky rast ngre pyetjen: a po shndërrohen institucionet në mundësi punësimi për familjarët e drejtuesve?
Skandal që kërkon përgjigje publike nga Nexhmedin Sadiku dhe VLEN!
