Në sistemin shëndetësor të VMRO-DPMNE-së, pacientët jo vetëm që po luftojnë betejën më të vështirë të jetës së tyre, por ata duhet të luftojnë edhe me shtetin për të pasur një shans për të mbijetuar! Për një javë të tërë, pacientët e Onkologjisë janë kthyer pa terapi me Taxol (paklitaksel), Anastrozoli njoftohet vetëm pas 15 dhjetorit, dhe në partrinë tone ka mbërritur informacioni se ka mungesë të gentamicinës, thuhet në komuniukatën për shtyp të Levicës
Kjo parti i kujton ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski , se kur ishte drejtor në Fondin për Sigurim Shëndetësor premtoi planifikim më të mirë të ksaj problematike,
‘’Në janar të vitit të kaluar, nga pozicioni i drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Klekovski identifikoi problemin në planifikimin joadekuat të prokurimit, dhe këtë vit ai madje garantoi se pacientët onkologjikë nuk do të mbeteshin pa terapi. Pothuajse dy vjet më vonë, Klekovski është ngritur në detyrë si ministër, dhe pacientët po bëjnë regres në trajtimin e tyre’’, thekson Levica
Sikur të mos mjaftonte që pacientët nuk kanë ilaçe, Levica thekson faktin se ministri mburret me një vaksinim të supozuar të suksesshëm kundër gripit sezonal, ndërsa njerëzit, veçanërisht jashtë Shkupit, ende presin një ftesë.
‘’Ata që kanë më shumë nevojë për vaksinën po e presin atë: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna. Klekovski, nga ana tjetër, i këshillon ata të jenë të duruar. Me sa duket, kërkimi i durimit dhe zhvendosja e përgjegjësisë janë të vetmet aftësi të Klekovskit’’, thotë Levica
Levica kërkon publikimin e menjëhershëm të të gjithë listës së ilaçeve që mungojnë, numrin e pacientëve me terapi të vonuar, prokurimin ndërhyrës dhe një procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për rrezikimin e shëndetit të tyre.
‘’Ne këmbëngulim edhe një herë në krijimin e një grosisti shtetëror me një mekanizëm për import ndërhyrës, në mënyrë që shëndeti i popullatës të mos mbahet peng i interesave tregtare të grosistëve privatë dhe labirinteve burokratike’’, Levica
