Arbër Ademi ka vënë theksin tek një nga kritikat më të forta të KE-së: mosrealizimi i ndryshimeve kushtetuese. Ai e cilësoi këtë si “shkelje të një zotimi ndërkombëtar”, që cenon besueshmërinë e vendit para BE-së.
Në deklaratë, Ademi nënvizoi gjithashtu mungesën e progresit në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike.
Sipas tij, administrata mbetet e politizuar, ligjet nuk zbatohen, ndërsa ndikimi politik në drejtësi mbetet realitet i përditshëm. Edhe të drejtat e njeriut, liria e shprehjes dhe kushtet në burgje janë vlerësuar negativisht nga Brukseli.
