Ali Ahmeti uron dy Asllanët: “Si dy krenat e shqiponjës, siguruan balotazhin historik për Shqipërinë dhe Kosovën”
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur me krenari paraqitjen e jashtëzakonshme të dy futbollistëve shqiptarë, Kristijan Asllanit dhe Fisnik Asllanit, të cilët në dy netë radhazi siguruan një moment historik për futbollin shqiptar.
“Dy Asllanat, si dy krenat e shqiponjës 🦅, pardje Kristijani e sonte Fisniku, siguruan balotazhin historik për Shqipërinë 🇦🇱 dhe Kosovën 🇽🇰 për kampionatin botëror,” shkroi Ahmeti, duke e cilësuar këtë sukses si një arritje që bashkon zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Ahmeti shtoi se ky është një hap i madh për sportin kombëtar dhe një dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
“Urime shqipe, ju lumtë djema 👐” – përmbylli ai, duke u bashkuar entuziazmit mbarëkombëtar pas këtyre fitoreve emocionuese.
