“Shoku i bankës e i kujtimeve”, Kreshnik Bekteshi i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit
Pas lajmit të trishtë për ndarjen e hershme nga jeta të këngëtarit të njohur tetovar, Shpat Kasapi, reagimet e shumta të miqve dhe komunitetit artistik nuk kanë munguar. Ndër të parët që ka shprehur dhimbjen e thellë ka qenë edhe Kreshnik Bekteshi, i cili me një mesazh prekës kujtoi miqësinë e tyre të hershme.
“Lamtumirë Shpat… shoku im i bankës dhe i shumë kujtimeve të bukura. Ikja jote është e rëndë dhe e pabesueshme. Do të mbetesh gjithmonë në zemër, aty ku kujtimet nuk vdesin kurrë.” – shkroi Bekteshi, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për artistin që la gjurmë në skenën shqiptare.
Ai gjithashtu u shpreh ngushëllime familjes, shokëve dhe gjithë miqve të këngëtarit.
Shpat Kasapi, një nga emrat më të njohur të muzikës në Tetovë dhe më gjerë, do të kujtohet për zërin, karrierën dhe energjinë e tij pozitive që e shoqëroi ndër vite.
