Sot në shkollën tonë u mbajt një aktivitet solemn dhe plot emocion në nder të Festave të Nëntorit – ditëve të krenarisë kombëtare që na bashkojnë me historinë, identitetin dhe rrënjët tona.
Ceremoninë e nderoi me praninë e tij edhe Kryetari Ejup Abazi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi punën e shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve për kultivimin e vlerave kombëtare dhe ruajtjen e traditës. Pjesëmarrja e tij i dha aktivitetit një rëndësi të veçantë dhe mbështetje të çmuar.
Nxënësit tanë, përmes recitimeve, këngëve dhe programit kulturor, na rikujtuan momentet madhore të rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Atmosfera ishte e mbushur me dashuri për atdheun dhe energjinë e pastër që vetëm fëmijët dinë ta sjellin.
Falënderojmë mësimdhënësit për përkushtimin, nxënësit për talentin dhe punën e tyre të mrekullueshme, si dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme. Mirënjohje edhe të gjithë mysafirëve që nderuan këtë aktivitet.
