Frika nga Mickoski? Zv. Kryeministri Fetai dhe VLEN distancohen nga protestat pro-UÇK-së në Shkup

Në skenën politike të vendit ka shpërthyer debat i ri, pasi qëndrimet e ndryshme ndaj protestave pro-UÇK-së në Shkup.

Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë dhe përfaqësues i koalicionit shqiptar VLEN, së bashku me përfaqësues të tjerë të këtij koalicioni, janë distancuar hapur nga protestat e mbajtura në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në anën tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër këtyre protestave, duke i cilësuar të padobishme.

Çështja e UÇK-së mbetet një temë tejet e ndjeshme në politikën shqiptare në vend, dhe çdo deklaratë ose veprim shihet me vëmendje të shtuar.

Back To Top