“Maca nuk bëhet luan” – Shqiptarët reagojnë pasi Mexhiti thotë se jep leje për protesta
Deklarata e ministrit se institucionet duhet të “japin leje” për mbajtjen e protestave ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët shqiptarë, të cilët theksojnë se protesta nuk kërkon pëlqim nga askush, por vetëm njoftim 48-orësh për MPB-në, siç parashihet me ligj.
Reagimet në rrjet theksuan se obligimi i vetëm ligjor është njoftimi për qëllimin e protestës, kohën, vendin, itinerarin, personin përgjegjës dhe numrin e përafërt të pjesëmarrësve – dhe se askush nuk “jep leje” për të drejtën e tubimit.
Qytetarët kritikuan deklaratën si keqinformim dhe e shoqëruan me ironi të ashpër, mes tyre edhe shprehjen “maca nuk bëhet luan”, duke nënvizuar se institucionet duhet të jenë më mirë të informuara për të drejtat kushtetuese të qytetarëve.
