TËRMET / Paralajmërim për katastrofë financiare. Shteti drejt krizës më të thellë ekonomike!
U konfirmua sot se Thesari i shtetit do të mbyllet më 15 dhjetor, shumë më herët se zakonisht. Ky është një devijim i madh nga praktika e përvitshme, ku mbyllja bëhet në fund të muajit.
A do të arrijë ekonomia të shmangë kolapsin?
Me këtë vendim, pas datës 15 dhjetor:
• Nuk pranohen më fatura për shpenzimet e buxhetit të vitit 2025.
• Nuk do të nënshkruhet asnjë kontratë e re e lidhur me tenderët e kontraktuar.
• Bllokohen shumica e shpenzimeve shtetërore, përfshirë edhe ato që dalin nga prokurimet tashmë të përfunduara.
Arsyeja zyrtare ende nuk është shpjeguar. Burime jozyrtare thonë se pas këtij vendimi qëndron mungesa e mjeteve të mjaftueshme për të paguar obligimet deri në fund të vitit.
Disa institucione thuhet se kanë tërhequr mjetet e pashfrytëzuara shumë më herët se zakonisht – ndryshe nga praktika standarde ku kjo bëhet më 31 dhjetor.
Për më tepër, një sërë pagesash sociale nuk janë realizuar, përfshirë:
• Kompensimet e lehonisë
• Kujdesin për personat me nevoja të veçanta
• Ndihmën minimale të garantuar
• Kompensimin për fëmijën e tretë
• Dhe shumë shërbime të tjera sociale
Situata financiare po shihet si një prej më të rëndave të viteve të fundit, dhe pasojat mund të prekin mijëra qytetarë.
