Ali Ahmeti takohet me ambasadoren Ageler?

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Ageler, mësohet nga burime të informuara.

Sipas këtyre burimeve, takimi është zhvilluar në orët e fundit, ndërsa detaje për përmbajtjen e bisedës nuk janë bërë publike.

Është kontaktuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë informacion, por nga BDI-ja, pas thirrjes telefonike, as nuk e kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar takimin.

Zhvillimet lidhur me këtë çështje do të ndiqen dhe opinioni do të informohet për çdo detaj të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top