Suat Shaqiri: Buxheti i komunës së Çashkës buxhet zhvillimorë, komunë për të gjithë banorët investim në çdo vend

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka ndarë lajmin se komuna e Çashkës miratoi buxhetin për vitin 2026 duke shtuar se ky buxhet është hartuar me qytetarët për qytetrët dhe është një buxhet zhvillimorë për komunën e Çashkës duke përfshirë investime në çdo vendbanim, shkruan Top24

Ky buxhet ka përfshi për herë të parë në historinë e kësaj komune edhe investime në vendbanimet shqiptare.

Sot, së bashku me Kryetarin e Këshillit dhe këshilltarët komunalë, miratuam buxhetin e Komunës së Çashkës për vitin 2026.

Ky buxhet është hartuar duke përfshirë të gjithë qytetarët dhe të gjitha vendbanimet e komunës, pa përjashtim.

Përmes bashkëpunimit dhe dialogut, pa dallime etnike apo fetare, vendosëm interesin e qytetarëve në qendër të vendimmarrjes.

Ky proces përfaqëson një shembull të mirë të demokracisë, ku vendimet merren në mënyrë transparente dhe në dobi të së mirës së përbashkë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top