Ali Ahmeti: Veteranët e UÇK-së janë themeli moral i lirisë sonë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, ka nderuar sakrificën e burrave dhe grave që dhanë kontribut vendimtar për lirinë e kombit.

Ai theksoi se veteranët e ushtrive çlirimtare përfaqësojnë bazën morale dhe historike të lirisë, ndërsa sakrifica, gjaku dhe përkushtimi i tyre obligojnë shoqërinë që të ruajë vlerat e luftës çlirimtare dhe të punojë çdo ditë për të mirën e kombit.

“Me respekt të thellë dhe përgjegjësi, përkulemi para sakrificës së atyre që, në momentet më të rënda, zgjodhën rrugën e guximit dhe të lirisë,” u shpreh Ahmeti.

Në fund, ai përcolli nderime të përhershme për veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, duke theksuar se lavdia e luftës çlirimtare mbetet e përjetshme.

Back To Top