Tragjedia e Crans-Montana: 47 viktima nga zjarri i Vitit të Ri – Një rast që i ngjan katastrofës në Koçan

Është vërtet tronditëse sa shumë rasti në Crans-Montana ku deri tani kanë humbur jetën 47 persona i ngjan atij në Koçan: A do të ndjek Zvicra shembullin e qeverisë së Maqedonisë që të arestojë ministrat e ekonomisë dhe funksionerët që nga viti 2009.

Në barin “Le Constellation” në Crans-Montana, natën e Vitit të Ri shpërtheu një zjarr katastrofik, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra persona. Shkaku i tragjedisë ende nuk është i qartë dhe hetimet janë në vazhdim.

Pamjet video duket se i konfirmojnë frikërat fillestare. Dyshohet se prsklatorët piroteknikë të vendosur në shishet e shampanjës kanë shkaktuar zjarrin në Crans-Montana. Në pamje shihet një turmë e dendur brenda barit, ku disa persona mbajnë shishe të mëdha shampanje me prsklatorë të ndezur.

Është vërtet tronditëse sa shumë rasti në Crans-Montana i ngjan atij në Koçan.

Shkaku i zjarrit është identik – piroteknik. Tavani ishte i ndërtuar nga i njëjti material sfungjeror për izolim akustik.

Sipas burimeve nga autoritet Zvicrane deri më tani, numri i viktimave atje ka arritur në 47 persona.

Back To Top