Në podkastin “Rishtazi” me Nazim Rashidin, gazetari Vedat Memedaliu dha një lexim të drejtpërdrejtë të Takimit të Liderëve, duke thënë se gjithë spektakli publik kishte një qëllim të vetëm: të hapet zyrtarisht kanali i komunikimit mes kryeministrit Micskoski dhe Ali Ahmetit.
Sipas Mememdaliut, Mitskoski, i cili dy vitet e fundit e ndërtoi profilin e tij politik mbi konfliktin me Ahmetin dhe BDI-në, e kuptoi se pa Ahmetin nuk mund të qeveriset shteti. Prandaj u krijua forma e “takimit të liderëve” – një mbulesë për të normalizuar dialogun pa u përballur drejtpërdrejt me elektoratin e tij.
Në të njëjtën kohë, Ali Ahmeti doli nga ky proces i forcuar politikisht. Ai arriti të dëshmojë se është faktor i pashmangshëm për të ardhmen e vendit, pavarësisht përpjekjeve për ta margjinalizuar. Siç thekson Mehmet Aliu, ky takim nuk ishte për reforma, por për rivendosjen e Ahmetit në qendër të lojës politike.
Mesazhi që doli nga prapaskena e Takimit të Liderëve, sipas gazetarit, është i qartë: Mitskoski kërkoi kanal, Ahmeti fitoi status. Dhe kjo është arsyeja pse ky takim po e ndryshon më shumë politikën sesa të gjitha deklaratat zyrtare bashkë.
