Izet Mexhiti për ligjin “Safe City” Ishim të detyruar ta votojmë ligjin

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se shumica parlamentare ka qenë e detyruar ta votojë Ligjin për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”.

Sipas Mexhitit, vendimi nuk ka qenë zgjedhje politike, por një domosdoshmëri institucionale që, sipas tij, është marrë në emër të së mirës së qytetarëve dhe për funksionimin normal të sistemit.

Megjithatë, pikërisht qytetarët mendojnë ndryshe. Reagimet në opinionin publik dhe kritikat nga opozita tregojnë shqetësim të madh për ndikimin e projektit “Safe City”, veçanërisht sa i përket privatësisë, mbikëqyrjes masive dhe mungesës së debatit publik para miratimit të ligjit.

Për shumë qytetarë, justifikimi i “detyrimit” dhe i “të mirës së përgjithshme” nuk është bindës, duke ngritur dyshime se ligji është miratuar pa transparencë të plotë dhe pa përfshirje reale të publikut.

Back To Top