Koalicioni VLEN po përjeton ditët më të vështira që nga formimi i tij. Burime nga brenda flasin për konflikt të hapur mes partnerëve, pasi partia më e vogël – Alternativa – ka marrë pothuajse të gjitha postet kyçe në pushtet, duke lënë anash strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes Demokratike (LD)
Revolta në terren po rritet. Mbështetës të LD-së po shprehen hapur se po kthehen te BDI, duke thënë:
“Nuk e lamë partinë tonë amë që të bëhemi shërbëtorë të një partie që erdhi në skenë me intriga dhe manipulime.”
Sipas tyre, Alternativa – e quajtur prej aktivistëve “parti e Salloneve” – fillimisht u ndërtua mbi lojëra me fonde fetare nga Lindja e Mesme, ndërsa sot, me të njëjtën metodë, po keqpërdor strukturat e LD-së, të cilat u mashtruan dhe u përdorën për t’i hapur rrugë karrierës së drejtuesve të Alternativës.
Ironia, thonë ata, është se aktivistët e LD-së mbetën pa asgjë, ndërsa kuadrot e Alternativës sot mbajnë postet më të larta shtetërore.
Përçarja po thellohet dhe në bazë po qarkullon një mesazh i qartë:
“Ne nuk dolëm nga BDI për të qenë dekor në qeveri. Po kthehemi aty ku e kemi vendin.”
VLEN, që u prezantua si shpresë e re, sot po përballet me krizë besimi nga brenda vetes. Pyetja që shtrohet është:
👉 Kush e udhëheq realisht VLEN-in – partnerët apo Alternativa?
