🚨 Meritokraci apo kapje e institucionit nga kushërinjtë?Drejtori Rexhep Memedi në takim për buxhetin me Alajdin Memedin, të punësuar në Universitetin “Nënë Tereza”

Një fotografi nga një takim i paraqitur si zyrtar ka ngritur dyshime serioze për nepotizëm dhe konflikt interesi në Klinikën e Fëmijëve. Në këtë fotografi shfaqet drejtori aktual i klinikës, Rexhep Memedi, së bashku me kushëririn e tij Alajdin Memedi, ish-drejtor i këtij institucioni dhe aktualisht i punësuar në Universitetin “Nënë Tereza”.

Sipas deklarimeve të vetë Alajdin Memedit, në këtë takim është diskutuar buxheti i Klinikës së Fëmijëve për vitin 2026. Kjo ngre një pyetje thelbësore për opinionin publik:

Në çfarë cilësie ka marrë pjesë Alajdin Memedi në këtë takim, kur ai nuk mban më asnjë funksion zyrtar në Klinikën e Fëmijëve?

Prania e tij në një takim që lidhet me vendimmarrje financiare jep përshtypjen e ndikimit familjar dhe kapjes së institucionit, veçanërisht kur dihet se gjatë periudhës sa Alajdin Memedi ka qenë drejtor, kanë ekzistuar akuza dhe dyshime publike për keqpërdorime dhe korrupsion.

Kjo situatë ngre shqetësime serioze edhe për përgjegjësinë politike të VLEN-it, i cili ka premtuar meritokraci dhe transparencë, por në praktikë po përballet me raste që ngjajnë me nepotizëm dhe tolerim të ndikimit familjar në institucionet publike.

Back To Top