“Nryshimi po i ha bijtë e vet” – nuk ka titull më përshkrues për gjendjen aktuale brenda koalicionit të ashtuquajtur VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së në pushtetin aktual të Maqedonisë së Veriut, shkruan OnTarget.mk.
Rasti më i fundit, në Tetovë, që ka nxitur tensione dhe pakënaqësi të brendshme lidhet me shkarkimin e vëllait të Muhamet Ahmetit, një nga iniciuesit e themelimit të Lëvizjes Demokratike (LD), nga posti i Drejtorit të Shëndetit Publik.
Sipas burimeve të portalit tonë, ky vendim ka shkaktuar përçarje serioze në degën e partisë në Tetovë, duke thelluar konfliktet e brendshme dhe pakënaqësitë mes strukturave lokale.
I njëjti burim konfirmon se burim i përçarjeve është Adnan Azisi i Lëvizjes Besa.
