Pas intervistës së cilësuar gjerësisht si skandaloze, ku deklaratat e #XhihanAhmed shkaktuan reagime të forta në opinion, në skenën politike janë shtuar zërat për një ndërhyrje direkte nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Burime jozyrtare flasin për presion të brendshëm dhe mundësi reale që Ahmed të dorëhiqet ose të shkarkohet në ditët në vijim.
Reagimet në rrjete sociale, nga analistë dhe figura publike, kanë qenë të ashpra, duke e cilësuar intervistën si dëmtuese për imazhin institucional dhe politik. Nga ana tjetër, ende nuk ka një qëndrim zyrtar as nga Mickoski dhe as nga vetë #XhihanAhmed.
