Premtime para zgjedhjeve, kaos pas tyre: Izet Mexhiti i la lagjet në baltë

Këto pamje vijnë nga Fushë Topanë, Çair.

Para zgjedhjeve lokale, Izet Mexhiti nisi punime pothuajse në çdo lagje, duke krijuar përshtypjen e një angazhimi serioz për përmirësimin e infrastrukturës.

Sot, realiteti në terren është krejt ndryshe:

Ulëse të shkatërruara e të lëna anash, rrugë të copëtuara, baltë gjithandej, dru të shkulur dhe të braktisur, materiale ndërtimi të shpërndara pa asnjë rend apo siguri.

Punimet kanë mbetur të papërfunduara, ndërsa lagjet janë lënë në harresë.

Qytetarët ndihen të revoltuar dhe të mashtruar — sepse premtimet u bënë para zgjedhjeve, por përgjegjësia mungon pas tyre.

Back To Top