Intervista e fundit e Izet Mexhitit, i njohur si njeriu i liderëve të VLEN-it dhe njëherazi kryetar i Komunës së Çairit, ka nxitur komente të shumta nga opinioni publik, si para ashtu edhe gjatë transmetimit në TV21.
Qytetarë dhe ndjekës të zhvillimeve politike kanë reaguar ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të tij, duke hapur debat të gjerë në rrjete sociale dhe hapësirën publike, veçanërisht për çështjet që lidhen me qeverisjen lokale dhe rolin e tij politik brenda VLEN-it.
Intervista u shndërrua në një nga temat më të diskutuara të ditës, duke reflektuar interesin dhe ndjeshmërinë e publikut ndaj figurës dhe veprimeve të Mexhitit.
