Kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke e bërë të qartë se kjo çështje nuk është në agjendën e qeverisë sa kohë që ai është në krye të saj.
Kjo deklaratë e Mickoskit vë në pikëpyetje serioze rolin dhe ndikimin e koalicionit VLEN, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte vendosur ndryshimet kushtetuese si kusht për qeverisje. Megjithatë, me këtë qëndrim të kryeministrit, rezulton se VLEN jo vetëm që e ka harruar këtë kusht, por as nuk pyetet dhe as nuk ka ndikim real në vendimmarrje.
Deklarata e Mickoskit shihet nga opinioni publik si konfirmim se VLEN ka mbetur dekor politik në qeveri, pa fuqi për të imponuar premtimet dhe kushtet me të cilat kishte kërkuar votën e qytetarëve.
Ndërkohë, nga VLEN nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar për këtë qëndrim të hapur të kryeministrit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për rolin real të këtij koalicioni brenda qeverisë.
