El Cheke: “Safe City” biznes i baxhanakut të kryeministrit

Aktivisti El Cheke ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me projektin “Safe City”, duke ngritur dyshime serioze për prapavijën politike dhe financiare të tij.

Sipas El Chekes, Zvonko Milenkoviq, i cili dikur ishte i afërt me ish-ministrin Oliver Spasovski, sot rezulton të jetë ortak i Dane Janevit, baxhanakut të kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai thekson se Milenkoviqi është ideatori i projektit, pronari i kompanisë që fitoi tenderin dhe njëkohësisht përfituesi më i madh nga “Safe City”.

“Në kohën kur shqiptarët ‘shpërblehen’ me dy lopata asfalt në disa mëhalla, maqedonasit përmes njerëzve të pushtetit po e shtojnë pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve,” shkruan El Cheke.

Ai vë në dukje se projekti nuk është shtrirë rastësisht, duke theksuar se ‘Safe City’ është zbatuar vetëm në disa qytete me shumicë shqiptare, gjë që sipas tij ngre dyshime për qëllime selektive dhe politike.

“Në fund, sa do të jetë realisht ‘safe’ ky projekt, këtë e dinë vetëm Dane Janev dhe Zvonko Milenkoviq,” përfundon reagimin e tij El Cheke.

Reagimi ka nxitur diskutime të shumta në opinionin publik, ndërsa institucionet përkatëse ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me këto akuza.

Back To Top