Në kushte skandaloze dhe pa mbështetje institucionale, dy mundës të Klubit të Mundjes Çair arritën sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medalje në Kampionatin Shtetëror U20.
Pa sallë sportive funksionale, pa pajisje bazike dhe pa asnjë përkrahje financiare nga institucionet lokale, këta sportistë dëshmuan se talenti dhe vullneti janë më të fortë se neglizhenca dhe padrejtësia.
Ky sukses nuk është rezultat i investimeve, por i sakrificës personale të sportistëve dhe trajnerëve që, pavarësisht kushteve të mjerueshme, vazhdojnë të përfaqësojnë Çairin me dinjitet.
Ndërkohë që miliona ndahen për klube “fantome” dhe projekte pa vlerë sportive, klubet që sjellin medalje dhe krenari lihen në harresë. Ky është edhe një dëshmi tjetër e diskriminimit të hapur ndaj sportit të vërtetë dhe të rinjve që e mbajnë gjallë atë.
