Afer urës Bit Pazar, në zemrën e shqiptarëve, sinjalizimi nuk respektohet dhe shkruhet vetëm në maqedonisht – përfaqësuesit shqiptar pa legjitimitet zgjedhin heshtjen

Në zemër të Çairit, pranë urës së Bit Pazarit – aty ku shqiptarët janë shumicë absolute – sinjalizimi i trafikut shkruhet vetëm në gjuhën maqedonase. Shqipja, si gjithmonë, lihet anash. Dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Ironikisht, kryeministri i parë shqiptar, Bekim Sali, duket i zënë me agjenda “evropiane”, me Brukselin dhe konferencat ndërkombëtare, ndërsa në terren gjuha shqipe shkelet hapur, pa asnjë ndjeshmëri e pa asnjë reagim. Evropa qenka prioritet, por Çairi jo.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Çairit zgjedh heshtjen totale. Asnjë deklaratë, asnjë reagim, asnjë sqarim për qytetarët. Sikur kjo të mos ndodhë në komunën që ai udhëheq. Sikur shqiptarët të mos ekzistojnë.

Atëherë lind pyetja , por e dhimbshme: shqiptarët ne duar të kujt kanë mbetur? Në mëshirën e kujt janë lënë të drejtat e tyre elementare? Kush i përfaqëson realisht dhe kush vetëm mban poste?

Nëse sinjalizimi në gjuhën shqipe nuk respektohet as në zemër të Çairit, atëherë ku tjetër? Heshtja e pushtetit shqiptar sot nuk është rastësi – është zgjedhje.

Back To Top