Autoritetet kanë paralajmëruar masa të reja dhe më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të trafikut, me theks të veçantë ndaj drejtuesve që vozisin pa patentë shoferi. Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, çdo person që kapet duke drejtuar automjet pa leje valide të vozitjes do të përballet jo vetëm me gjoba të larta, por edhe me konfiskimin e veturës.
Kjo masë vlen si për ata që nuk kanë fituar kurrë patentë shoferi, ashtu edhe për drejtuesit të cilëve u është hequr ose pezulluar leja e vozitjes. Qëllimi kryesor i këtij vendimi është rritja e sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve të rënda që shpesh shkaktohen nga drejtues të papërgjegjshëm.
Nga institucionet kompetente theksojnë se kontrollet në terren do të shtohen dhe se nuk do të ketë tolerancë për shkelësit. “Vozitja pa leje është rrezik direkt për jetën e qytetarëve. Masat e reja janë të domosdoshme për të vendosur rend dhe disiplinë në trafik,” thuhet në njoftim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos rrezikojnë veten dhe të tjerët, duke paralajmëruar se shkeljet do të ndëshkohen pa përjashtim.
